Биографија      Библиографија      Избор на трудови публикувани од Славе Катин     Симпозиуми, конференции
   
english
 
          Gjuha angleze bën pjesë në grupin e gjuhëve shpeshherë të quajtura "gjuhëtë ardhmërise", sepse është mjaft e përdorur në shkencë, teknikë, diplomaci dhe biznes. Ndaj, ajo mësohet, jo vetëm në regjionet në të cilat është dominante, por në çdo vend të civilizuar në botë. Jo rastësisht, pjesa më e madhe e literaturës shkencore dhe profesionale, por edhe krijimtaria letrare botërore botohet pikërisht në këtë gjuhë.

          Fjalori me ilustrime - Të mësojmë anglisht dhe maqedonisht është përgatitur që të plotësojë një zbrazëtirë në leksikologjinë e gjuhës shqipe, angleze dhe maqedonase dhe me një fond modest fjalësh në këto gjuhë, të jetë i kapshëm për shtresa më të gjëra të popullatës. Duke filluar nga arsimi parashkollor, fillor, i mesëm dhe i lartë, gjer te kategoritë e qytetarëve të punësuar apo të pensionuar, do t'u ndihmojë t'i pasurojnë botëkuptimet për botën me komunikim permanent me vlerat që arrijnë te ne nëpër mes të mediumeve elektronike nga viset e ndryshme të planetit tonë.

          Në një vizion të këtillë të popullarizuar, Fjalori ka funksion të kursit fillestar për këto gjuhë, sepse nëpër mes të këtij fondi të fjalëve të gjithë të interesuarit do t'i drejtojë në një qerthull të pasur të gjuhës shqipe, angleze dhe maqedonase. Por edhe do t'i motivojë për zgjerimin e njohurive dhe informatave për dukuri të ndryshme, ngjarje dhe ndodhi të cilat çdo ditë ndodhin nëpër pjesë të ndryshme të botës.

          Kuptohet, përpjekjet e këtilla do të kontribuojnë edhe në përsosjen e gjuhës shqipe dhe maqedonase dhe zgjerimin e njohurive gjer në atë shkallë që mundëson përgjithësimin e vlerave të shumëllojshme të kulturave që janë krijuar në këto gjuhë. Komponenti vizuel e Fjalorit është mënyra më e mirë për realizimin e këtij qëllimi.

          Në mbarim të Fjalorit është vendosur kodeksi i fjalëve shqip, anglisht - maqedonisht: anglisht - maqedonisht - shqip dhe maqedonisht - anglisht - shqip; të cilat janë dhënë sipas rendit alfabetik dhe nga numri i faqeve lehtë mund të gjenden. Për këtë do të jetë kënaqësi të punohet me Fjalorin, të zbulohen vizione të cilat jetën tonë do ta bëjnë më të mirë dhe më të lumtur.
 
                                                                                                                               AUTORËT